Gennaro Gattuso është ndarë tejet i zhgënjyer pas disfatës së Milanit ndaj Napolit përkundër epërsisë prej 2-0.
Rossonerët kishin epërsi solide me dy gola me të filluar pjesa e dytë.
Por, një rikthim fantastik i Napolit bëri që brenda 30 minutash vendasit të rikthejnë gjithçka dhe të fitojnë ndeshjen e dytë rresht me rikthim.
“Mëkati më i madh është se pas golit për 2-1, ne thjesht u zhdukëm në fushë”.
“Të gjithë e interpretuan ndeshjen në formën e vet dhe ne u zhdukëm. Ne duhet të shikojmë për formën si të përmirësohemi”.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë, sepse nëse ekipi ka frikë, atëherë është gabimi i trajnerit. Ne thjesht u zhdukëm”, u shpreh Gattuso. /Telegrafi/