Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka quajtur klubin Rossoner një “makineri perfekte”.
Ish-mesfushori ka zëvendësuar Vincenzo Montellan në stol nëntorin e kaluar, pasi më parë ka qenë trajner i skuadrës së të rinjve.
“Bashkëshortja ime ishte mjaft e pajtimit, i premtova se do të relaksoheshim kur e ndërpreva futbollin”.
“Vështirësitë ju bëjnë të piqeni dhe të rriteni si person. Unë nuk jam një mazokist, por më pëlqen që të punoj nën presion dhe me vështirësi”.
“Më duhet të them se ka pak vështirësi te Milani, por është strukturë e shkëlqyer, një makineri e përkryer”, u shpreh tekniku i Milanit.
Gattuso tha se një prej pendimeve të tij më të mëdha ishte fakti se nuk e kishte mposhtur Juventusin në Torino.
Milani ka arritur plasmanin vetëm në Europa League për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/