Telegrafi

Gattuso: Milani është Milani

Gennaro Gattuso ka konfirmuar se ai do të marrë në dorë ekipin e të rinjve të Milanit.

Ky është një hap prapa për 39 vjeçarin i cili ka qenë kryetrjner i Sionit, Palermos, Ofi Cretes dhe Pisas.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Serie A

Megjithatë, ai thotë se këtë e bën vetëm për Milanin.

“Unë nuk do ta bëja këtë për asnjë ekip tjetër, por Milani është Milani”, ka thënë Gattuso.

Gattuso kaloi pjesën më të madhe të karrierës nga viti 1999 deri 2012. /Telegrafi/