Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka folur pas barazimit ndaj Sassuolos dhe tha se duhet të rrezikonin për të mbajtur të gjallë ëndrrën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian e pranoni se skuadra hasi në disa vështirësi, por është i lumtur që së paku mori një pikë në fund.
“Provuam formacionin 3-3-4, pasi aty është ëndrra për Ligën e Kampionëve dhe ne duhet të rrezikojmë deri në fund”.
“Mund të mos jetë e organizuar, gjë që së pëlqej as unë, por në rrethana të këtilla duhet ta provonim”.
“Në fund të ditës, ne ishim me fat për të marrë një pikë, pasi do të mbetshim edhe më mbrapa”.
“Mund të jepni shumë arsye për lodhjen tonë, por është fakt se ishim të ngadaltë në fazën sulmuese nga fundi”, ka thënë Gattuso.
Pas kësaj ndeshje Milani renditet në vendin e gjashtë me 52 pikë, tetë nga Roma në vendin e katër, dhe shtatë nga Interi në të pestin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0JPEbieFrDg