Telegrafi

Gattuso lavdëron blerjen e re të Milanit, Kessien

Gennaro Gattuso ka thënë se Franck Kessie ka një fizik të frikshëm dhe blerjet e reja të Milanit ia kujtojnë atij kohën e Carlo Ancelottit.

Kessie është një nga blerjet më të mëdha të Milanit në këtë afat kalimtar.

“Montella dhe unë çdo ditë e më shumë po kemi marrëdhënie më të mira”.

“Ne flasim për shumë gjëra, madje ai më ka ftuar edhe në stërvitje, por unë nuk dua ta shpërqendrojë”.

“Milani i Montellas? Ata janë një skuadër kualitative. Ma kujtojnë kohën e Ancelottit kur kishte aq shumë kualitet”.

“Kessie? Fiziku i tij është i frikshëm. Ai ka më shumë gola se unë që tani. Është shumë i fortë dhe një djalosh i jashtëzakonshëm”, ka thënë Gattuso. /Telegrafi/