Telegrafi

Gattuso konfirmon largimin nga Milani: Ishte një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme

Gennaro Gattuso (Foto by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso ka njoftuar se po largohet nga posti i trajnerit të Milanit, “Kjo ishte një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme”.

Vendimi i italianit për t’u larguar nga skuadra italiane vjen pasi nuk ka arritur ta kualifikoj ekipin kuqezi për në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që duket se konfirmon raportet se po heq dorë nga shumica e pagës së tij.

“Vendimi për të lënë stolin e Milanit nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta bëj”, tha ai për La Repubblica.

Gennaro Gattuso (Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Nuk ishte një moment i duhur kur erdha në këtë vendim: ishte shuma e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipit i cili, për mua, kurrë nuk do të jetë si të tjerët”.

“Janë muaj që kalova me pasion të madh, muaj të paharrueshëm. Kjo është një zgjedhje e dhimbshme, por e duhur”, tha strategu.

Lexo po ashtu Tre kandidatë në listën e Milanit për ta zëvendësuar Gattuson

Ndryshe, ish-mesfushori i Rossonerëve arriti në krye të klubit pas largimit të Vincenzo Montellës në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/