Gennaro Gattuso ka bërë komente mjaft të matura kur është pyetur për situatën e Gianluigi Donnarummas pas ndeshjes ndaj Juventusit.
Milani pësoi humbje të thellë prej 4-0 pas një rënie në ndeshje në pjesën e dytë të finales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Mes tjerash ishte Donnarumma ai që bëri disa gabime në këtë takim dhe me ardhjen e menjëhershme të Pepe Reinas nga Napoli, situata e Donnarummas mbetet e paqartë.
“Në këtë moment ai është portier i Milanit, pjesa tjetër është në dorë të klubit”.
“Unë jam trajneri, ajo që bëj është që të stërvis lojtarët që kam në dispozicion. Aq sa di unë, Donnarumma është prej portierëve më të rëndësishëm në botë”.
“Është në dorën e klubit që të vendosë çka do të bëj tash”, u shpreh Gattuso pas ndeshjes. /Telegrafi/