Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ndjen keqardhje se skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në San Siro kundër Atalantas.
Trajneri italian e shikon problemin në 30 minutat e fundit, ku skuadra nuk po arrin të vazhdojë me lojën e mirë.
“Ka shumë keqardhje, por nuk jam i nervozuar”, ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.
Warm-up time! 🔥
Il riscaldamento dei rossoneri#MilanAtalanta #ANewMilan pic.twitter.com/un7gHJho0z— AC Milan (@acmilan) September 23, 2018
“Kjo është skuadër me dy fytyra. Kemi luajtur një pjesë të parë në mënyrë të mrekullueshme, por ishim në vështirësi në gjysmë orën e fundit. Ne nuk po arrijmë të kemi një paraqitje konstante për 90 minuta”.
“Duhet të bëjmë më shumë, ka shumë ndeshje në këtë sezon dhe nëse nuk mund t’i përfundojmë nën kontroll, do të kemi telashe”.
“Kjo është një skuadër e re dhe po rritet, por ne nuk mund të rrëzohemi nga binarët. Në 30 minutat e fundit skuadra ishte e panjohur”, ka shtuar Gattuso.
Ndeshja e ardhshme e Milani është kundër Empolit. /Telegrafi/