Telegrafi

Gattuso ka rënë dakord për kontratën e re, sot zyrtarizimi

Mediat italiane raportojnë se Gennaro Gattuso ka arritur marrëveshje gjatë muajit të kaluar për rinovimin e kontratës së tij me Milanin.

Është raportuar se Gattuso ka rënë dakord për një kontratë të re të Milanit muajin e kaluar, me trajnerin e vendosur të nënshkruajë për dy milionë euro në sezonin.

Lexo po ashtu Gattuso rinovon kontratën me Milanin gjatë të enjtes?  

Pritet që zgjatja e kontratës së Rinos të shpallet zyrtarisht sot (e enjte), pasi ish-mesfushori i Milanit e zëvendësoi Vincenzo Montellën në nëntor.

Drejtuesit e Milanit janë të bindur nga Gattuso

Sipas Premium Sport, marrëveshja është me vlerë prej dy milionë eurosh në sezoni.

Kjo kontratë është e vlefshme për tre vjet, me potencialin që kjo pagë të rritet ashtu sikurse edhe kohëzgjatja.

Lexo po ashtu Gattuso do të rinovojë javën e ardhshme me Milanin

Një marrëveshje u arrit pak kohë më parë, por drejtorët duhej të merrnin ‘OK’ nga pronësia kineze dhe nga fondi i mbrojtjes Elliott Management.

Takimi mes drejtuesve dhe trajnerit është projektuar për tu mbajtur sot (e enjte), ku edhe pritet zyrtarizimi. /Telegrafi/