Telegrafi

Gattuso i gatshëm të largohet nga Milani

31-vjeçari është i pakënaqur te Milani këtë sezon dhe është i gatshëm të largohet madje që në janar. Ai planifikon bisedime me zëvendëspresidentin Adriano Galliani.

“Nuk jam djalosh i ri në mëhallë. Kur jam mirë dua të luaj. Nuk mund të pres që kjo të ndodhë vetëm kur dikush tjetër lëndohet. Nuk jam i lumtur. Nuk është në rregull. Do të flas me Gallianin dhe do të shohim se çfarë vendimesh mund të merren”, ka thënë Gattuso./Telegrafi/