Telegrafi

Gattuso: Higuain pati bllokadë mendore

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka prauar se Gonzalo Higuain ka vuajtur gjatë periudhës negative.

Andrea Petagna i dha epërsinë Spalit, por Castillejo dhe Higuain me golat e tyre arritën që të përmbysin rezultatin në favor të Rossonerëve.

“Më pëlqeu performanca si ekip, teknikisht dhe taktikisht”.

“Më pëlqeu mentaliteti i ekipit, që ka ditur si të vuajë”.

“Ne kemi mundur ta vrasim ndeshjen më herët, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Ne është dashur që të merremi me të gjitha gjërat këtë vit. Tash shkojmë në Doha pa Suson për Superkupën e Italisë, një prje lojtarëve më të rëndësishëm. Por, ky nuk është arsyetim”.

“Ne kemi pasur dy ndeshje të mëdha në dhjetor ku nuk kemi marë më të mirën, por ne duhet që të vazhdojmë tutje”, u shpreh Gattuso.

Milani luan në Superkupë ndaj Juventusit. /Telegrafi/