Site icon Telegrafi

Gattuso hetohet për pastrim parash

Gennaro Gattuso (Getty Images)

Ka edhe më shumë probleme për Milanin, pasi Gennaro Gattuso shfaqet në një listë të njerëzve nën hetim për pastrimin e parave.

Trajneri italian ringjalli Milanin pasi mori drejtimin e skuadrës në gjysmë sezon pas shkarkimit të Vincenzo Montellas dhe gjithçka shkoi mirë për Gattuson.

Por, kështu nuk mund të themi edhe për jetën jashtë futbollit, pasi Gattuso ka përfunduar në karrigen e të akuzuarve nga shteti italian.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gattuso rinovon me Milanin deri në vitin 2021

Gattuso zotëronte 35 për qind të fermës së derrave Tre Olmi me seli në Gallarate dhe që falimentoi në maj të vitit 2014.

Gennaro Gattuso (Getty Images)

Janë 42 persona nën hetim të shtetit për transferimin mashtrues të parave dhe pastrimit të parave.

Trajneri i Milanit, Gattuso, ishte aksionar i pakicës nga nëntori 2011 deri në dhjetor 2013, kështu që e kishte lënë firmën disa muaj para falimentimit.

Lexo po ashtu Gattuso: Milani, një makineri e përkryer

Nga 45 të hetuar, tetë janë arrestuar dhe shtatë janë në arrest shtëpiak, por Pasquale Motta është i vetmi që momentalisht po mbahet në paraburgim.

Milani është aktualisht në procesin e gjetjes së një Bordi të Drejtorëve të ri, pasi Presidenti Yonghong Li ka dështuar në borxhet e tij dhe fondi i mbrojtjes nga SHBA-të, Elliott Management, në mënyrë efektive rimori klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version