Gennaro Gattuso ka zbuluar se mori një vendim të çuditshëm për të ngrënë një kërmill të gjallë gjatë vitit 2010 në një përpjekje për të lehtësuar tensionin midis bashkëlojtarëve të Milanit.
Andrea Pirlo zbuloi se ish-mesfushori i Rangersit, kishte kryer këtë veprim para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Unitedit.
I pyetur për incidentin, Gattuso pranoi se kishte ndodhur me të vërtetë, por këmbënguli se kishte marrë masat për të lehtësuar tensionet para një ndeshje vendimtare – por, kjo nuk funksionojë pasi që Milani u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-2.
“Kam bërë gjëra më të këqija sesa të hajë një kërmill gjallë, por se qëllimi nuk ishte ai, por krejt diçka tjetër”, tha Gattuso para gazetarëve ditën e djeshme.
“Po e them këtë sepse në ato momente më është dashur të bëjë diçka për të larguar tensionin te bashkëlojtarët”.
“Ne ishim vetëm disa orë para gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve kundër Manchester United, ku pati një presion të madh ndaj nesh”, tha Gattuso.
Ky i fundit tani po menaxhon rossonerët dhe sot do të paraqitet në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit në Stadio Olimpico. /Telegrafi/