Telegrafi

Gattuso habit gazetarin spanjoll duke e korrigjuar për mënyrën si iu drejtua

(Foto: Valencia CF)

Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, e ka befasuar një gazetar spanjoll gjatë konferencës për shtyp të shtunën.

Legjenda e Milanit doli para gazetarëve pas fitores prej 2-1 kundër Atalantas, ku mes tjerash deklaroi se skuadra e tij nuk mund ta përballojë mesfushorin e Juventusi, Arthur Melo.

Megjithatë, vëmendje ka marrë shakaja e tij me një gazetar, i cili iu drejtua si ‘Señor Gattuso’ që në përkthim ka kuptimin ‘zotëri’ ose ‘Zot’.

 

Ish-trajneri i Rossonerëve dhe Napolit reagoi duke i thënë: “Thirrëm ose Mister ose Rino, Zoti është në qiell”.

Lexo po ashtu Gattuso e bind Arthurin të huazohet te Valencia

Në Itali, ‘Mister’ zakonisht i referohet trajnerit të futbollit, derisa ‘Rino’ është nofka më e popullarizuar e Gattusos.

Ndryshe, trajneri italian është angazhuar nga Valencia këtë verë duke nënshkruar kontratë trevjeçare në Estadio Mestalla. /Telegrafi/