Gennaro Gattuso gjithë meritat për fitoren ndaj Sampdorias ia dha lojtarëve të Milanit.
Rossonerët fituan me rezultat 1-0, por arritën të tregojnë një paraqitje mjaft të mirë, ashtu siç i ka hije një skuadre që dëshiron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
“Meritat i shkojnë djelmoshave, atyre i duhet vetëm një shkëndijë të marrin flakë”, ka thënë Gattuso për Mediaset Premium.
“Shikoj përkushtim, kënaqësia më e madhe për një trajner është teksa shikon lojtarët duke bërë gjithçka që trajneri ua kërkon. Pas kësaj, gjithë meritat i shkojnë atyre. Ata janë protagonistë, ndërsa unë propozoj vetëm ide”.
“Ata po bëjnë aq mirë dhe aktualisht për mua është shumë e lehtë të jem trajner i tyre. Puna ime është të jem ankthi i lojtarëve deri në fund të sezonit”.
“Nuk kam pritur asgjë kur erdha, më ishte dhënë një pate e nxehtë. Më pëlqen të vuaj, nuk më pëlqejnë gjërat e lehta dhe kështu zgjodha Milanin, kjo është shtëpia ime”.
“Kam veshur këtë fanellë për 14 vite, është pjesë e imja. Të punosh këtu është e mrekullueshme dhe do e shikojmë se si do të përfundojë”.
Gattuso i kushtoi vëmendje speciale Ricardo Rodriguezit, i cili nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në portën e Emiliano Vivianos.
“Ai reagoi sikur diçka katastrofike ndodhi. Diego Maradona ka humbur gjithashtu penallti, paramendojeni Rodriguez mos ta bënte”, shtoi për fund Gattuso.
Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Romës, ndërsa kuqezinjtë aktuaklisht renditen në vendin e shtatë me 41 pikë. /Telegrafi/