Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes me Bologna ku skuadra e tij fitoi 2-1.
Ai u ndal edhe te problemi me Tiemoue Bakayoko i cili nuk u fut në lojë në pjesën e parë dhe shkaktoi edhe skandal duke e ofenduar trajnerin.
Sipas Gattusos këto pikë ishin të rëndësishme dhe e mbajnë në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Këto janë pikë të rëndësishme, teksa ishim në vend të gjashtë përpara ndeshjes, tani jemi në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve”.
“Lojtarët ishin të zemëruar sepse i mbajta larg familjeve për pesë ditë, kështu që u thashë ta shndërronin zemërimin në energji pozitive në fushën e lojës”.
🥶 #Bakayoko che dice va fan… a #Gattuso.
🇮🇹 #MilanBologna pic.twitter.com/Incv8bjFWY— TV SPORT 007 (@TVSPORT0071) May 6, 2019
“Ishim pak të parashikueshëm, por të gjithë e dinë që ky është një moment i vështirë dhe gjëja më e mirë është të luajmë thjeshtë për të shmangur gabimet e kushtueshme”.
“Bakayoko? I thashë të bëhet gati dhe ai u vonua, kështu që e thirra Jose Maurin. Më duhet të tregohem i sinqertë, prita 7-8 minuta dhe ai nuk kishte veshur akoma mbrojtëset”.
“Lojtarët mund të më thonë çfarë të duan drejt meje, por gjëja më e rëndësishme është të kenë respekt për njëri-tjetrin”, deklaroi trajneri kuqezi. /Telegrafi/