Telegrafi

Gattuso: Ëndërroj që lojtarët e mi dhe të Lazios të dalin krah për krah

Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso dëshiron që të lë prapa zhvillimet kontravese në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Problemi i shfaqur mes lojtarëve të dy skuadrave në fund të takimit të zhvilluar në kuadër të Serie A ka nxitur shumë reagime, e fajtorë ishin lojtarët Rossoner.

Megjithtë, është trajneri Gennaro Gattuso ai që ka bërë thirrje që të tejkalohet ky konflikt dhe që të dy skuadrat të dalin nga fusha krahë hapur.

“Ne duhet që të fokusohemi vetëm në atë që është në fushë. Ekzistoi një incident, ne ishim gabim dhe kërkuam falje”.

“Unë kam një ëndërr se Milani dhe Lazio mund të dalin në fushë krahë për krah, kështu që ne duam t’i japim fund ngjarjeve kontraverse”, u shpreh Gattuso. /Telegrafi/