Genarro Gattuso ka dhënë deklaratë tipike për të pas fitores së tij të parë në Serie A me Milanin.
Milani mposhti Genoan në shtëpi që është fitorja e parë e trajnerit të ri në Serie A.
Dhe, Gattuso thotë se ai ishte aq i emocionuar gjatë duelit, sa që do të qëndronte gjysmë i zhveshur në borë.
“Bologna pati raste për të barazuar, ne natyrisht duhet të përmirësojmë mbrojtjen tonë. Është rrugë e gjatë që duhet bërë”.
“Jam i kënaqur për fitoren e parë. I falënderova djemtë dhe i përqafova një nga një. Unë e di se ata po bëjnë një punë të madhe dhe çfarë ata japin gjatë javës, kështu që i falënderova për mentalitetin, por po ashtu e kuptoj se është rrugë e gjatë para nesh”.
“Unë jam i tensionuar edhe kur luaj futboll me fëmijët e mi, kështu është natyra ime. Unë e ndjej lojën me intensitet e mos të flasim për fanellën e Milanit të cilën e barta për 14 vjet. Është nder e privilegj që të jem sërish këtu për të përfaqësuar klubin”.
“Unë e kuptoj se kur njerëzit më shohin në stol mund të qeshin. Unë nuk e kam ndjerë motin e ftohtë, do të qëndroja aty në bory gjysmë i zhveshur po që se do të ishte nevoja”, deklaroi Gattuso.
/Telegrafi/