Pasi u poshtërua nga Verona në fundjavën e shkuar, Milani dëshiron të kthehet te fitorja ndaj Atalantas.
Por ndaj Atalantas nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe këtë e di mirë edhe trajneri Genaro Gattuso i cili ka ngritur zërin në konferencë për shtyp.
“Kjo skuadër ka nevojë që të gjithë të japin maksimumin, dhe këtë ta bëjnë në fushë”.
“Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen, ndërsa grumbullimi në Milanello gjatë këtyre ditëve besoj se na ka bërë mirë”.
“Bonucci? Merr gjithmonë përgjegjësitë, ai është një shembull”.
“Atalanta? Është një skuadër e fortë nuk të lejon asnjë centimetër hapësirë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, ka thënë Genaro Gattuso.
Milani është në pozitën e nëntë me 26 pikë. /Telegrafi/