Trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery, shihet si kandidati më i fundit për stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.
Gennaro Gattuso nuk është fare në harmoni me klubin pas humbjes ndaj Sampdorias e cila pasoi disfatën në derbi nga Interi.
Aktualisht spekulimet në Itali janë se Gattuso do të largohet në fund të sezonit, sepse ka tension mes tij dhe drejtorit Leonardo.
Opsionet për zëvëndësimin e Gattusos sipas La Gazzetta dello Sport janë të shumta, kurse aktualisht po merren parasysh Antonio Conte, Maurizio Sarri, Arsene Wenger dhe Mauricio Pochettino.
Sugjerimi më i fundit është tekniku aktual i Arsenalit, Emery, i cili u emërua në pozitën e teknikut të Topçinjve nga drejtori aktual i Milanit, Ivan Gazidis. /Telegrafi/