Telegrafi

Gattuso dëshiron të bashkohet me Ancelottin

Sipas TuttoMercatoWeb, 31-vjeçari Gattuso, dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në Ligën Premier dhe e mendon këtë sezon si të fundit të tij me fanellën kuqezi.

Me Chelsean që tash menaxhohet nga ish-mentori i tij Carlo Ancelotti, një ofertë pritet të arrijë ose në janar ose gjatë verës.

Manchester United po ashtu ka qenë në vëzhgim të italianit një kohë të gjatë, edhe pse Sir Alex Ferguson ka thënë se synimi i tij është të nënshkruajë me lojtarë nën 27 vjeç./Telegrafi/