Milani ka pësuar humbje nga Juventusi me rezultat 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Cristiano Ronaldo.
Gjyqësia sportive e FIGC-së vendosi të enjten se Gattuso ‘po kërcënonte nga afër gjyqtarit në fund të ndeshjes që e humbi (1-0) Milanit ‘.
Ai protestoi një vendim duke bërtitur dhe më pas iu drejtuan gjyqtarit me gjuhë ofenduese dhe sulmuese para ceremonisë së dhënies së trofeut.
Edhe Franck Kessiet iu dha i njëjti dënim për kartonin e kuq që doli nga VAR.
Po ashtu nga një ndeshje do të pushojnë edhe Alessio Romagnoli dhe Miralem Pjanic pasi kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë.
Gattuso, Kessie dhe Romagnoli do të humbasin të gjithë ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Genoa të hënën.
Pjanic është pezulluar për vizitën e Zonjës së Vjetër në Chievo. /Telegrafi/