Gennaro Gattuso ka thënë se kapiten i Milanit, do të mbetet Leonardo Bonucci.
Bonucci u bashkua me Rossonerët nga Juventusi këtë verë, por nuk e ka arritur pritshmërinë.
“Kapiten është Bonucci dhe kapiten do të mbetet Bonucci”, ka thënë Gattuso në konferencë për shtyp.
“Kam biseduar me një delegacion të lojtarëve dje, ndërsa e pash një dëshirë të tyre për punë”.
“Unë u kërkova për një bashkim dhe disiplinë, dhe ata më dhanë mbështetjen e plotë”, ka thënë Gattuso.
Trajneri italian do të ketë punë për të bërë pasi Milani është në pozitën e shtatë me 20 pikë.
Klubi kuqezi ka bërë disa përforcime, ndërsa njëri ndër ta është edhe Franck Kessie, në të cilën Gattuso sheh vetën e tij. /Telegrafi/