Site icon Telegrafi

Gattuso: Bëmë paraqitje të mirë, por nuk janë zgjidhur ende gjitha problemet

Gennaro Gattuso këmbëngul se Milani i tij nuk i ka zgjidhur ende të gjitha problemet edhe pse vlerësoi pozitivisht paraqitjen e lojtarëve në fitoren ndaj SPAL-t.

Rossonerët fituan thellë 4-0 në udhëtim te SPAL-i, por trajneri italian Gattuso ka deklaruar pas ndeshjes se ky është vetëm fillimi dhe lojtarët duhet të këmbëngulin që të vazhdojnë me këtë formë.

“Kemi bërë një performancë të mirë. Rezultati 4-0 nuk ishte i padrejtë si i tillë, por nuk pasqyroi se sa kemi vuajtur kur ishim vetëm 1-0”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Milani vazhdon me formë të mirë, shkatërron në udhëtim SPAL-in (Video)

“Gjëja e rëndësishme është të këmbëngulim dhe të mos mendojmë se të gjitha problemet tona janë zgjidhur”.

Gattuso i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij (Getty Images)

“Kujtoj ekipin se ku ishim dy muaj më parë, sa çështje që kishim dhe vumë në dukje se ky është fillimi, jo vija e fundit”.

“Për 15-20 minuta pas marrjes së kryesimit, Manuel Lazzari na torturonte dhe përfunduam detyrën që Hakan Calhanoglu ta markonte atë. Ai na shkaktoi probleme të mëdha”.

Lexo po ashtu SPAL 0-4 Milan, notat e lojtarëve

“Dua që Ricardo Rodriguez t’i japë më shumë gjerësi ekipit. Dua të shoh tre ose katër lojtar në zonë sa herë që harkojmë. Dua ta shoh reagimin zinxhir poshtë krahut të djathtë dhe të majtë”.

“Ne jemi përmirësuar shumë dhe ka një rrugë të gjatë për të shkuar deri në fund”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version