Site icon Telegrafi

Gattuso: Barazimi i mirë, më duhet t’i numëroj sa lojtarë i kam gati për Juventusin

Gattuso (Getty Images)

Gennaro Gattuso ka nxjerrë gjërat pozitive dhe negative nga barazimi 1-1 me Real Betisin, por shqetësohet për lëndimet e shumta para ndeshjes me Juventusin.

Suso barazoi rezultatin, pasi Betis kishte kaluar në epërsi me golin e Giovani Lo Celso.

“Është mirë të luash mirë, por duhet të jesh me cinik. Krahët tona luajtën shumë thellë në pjesën e parë dhe nuk ecën para, kështu që ne u bëmë më të mirë pasi lëvizëm në 3-4-3”.

Gennaro Gattuso . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Ne ishim të frikësuar në fillim dhe pranuam një gol në përmes gabimit tonë, por djemtë meritojnë kredi për shkak se ata luftuan dhe treguan karakter për të marrë një rezultat në një fushë të vështirë”.

“Edhe një herë nesër do të duhet të llogarisim se sa lojtarë në të vërtetë kemi gati”. ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

Mateo Musacchio u largua nga fusha pas përplasjes me Franck Kessien, ndërsa Hakan Calhanoglu mori një dëmtim në kyçin e këmbës.

Pamje nga ndeshja Betis – Milan. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Gonzalo Higuain, Jack Bonaventura dhe Davide Calabria janë gjithashtu në dyshim për ndeshjen e së dielës në Serie A me Juventusin.

Lucas Biglia dhe Mattia Caldara janë mungesat afatgjata te Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version