Gennaro Gattuso e ka vlerësuar paraqitjen e mirë të Tiemoue Bakayoko në ndeshjen ndaj Genoas të mërkurën, ku Milani fitoi 2-1.
Pas fitores kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e pestë me 18 pikë as sa ka edhe Lazio.
“Unë nuk mendoj se ishim mjaft të mirë pasi shkuam 1-0. Është një hap përpara. Tani duhet të qëndrojmë këtu”.
“Tani duhet të bëjmë mirë e të qëndrojmë atje lart. Ne ende nuk kemi arritur asgjë. Tani duhet të luajmë si ekip, sepse ndonjëherë nuk e bëjmë këtë”.
“Unë jam i lumtur për rezultatin, për qetësin në mendje. Ne ende kemi progres për të bërë në këtë drejtim”.
“Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të njëjta me të gjithë. E kam përjetuar gjithmonë këtë. Unë nuk do të jem trajner i parë e as i fundit që do të ketë kohëra të vështira”.
“Nuk jam i qetë, pasi ende nuk kemi bërë asgjë. Ne kemi mangësi në shumë aspekte të lojës sonë”.
“Bakayoko bëri një lojë të madhe sot. Ne zhvilluam mirë posedimin e topit, por pastaj u frikësuam”.
“Ne duhet të përmirësohemi. Është një rrugë që duhet ta bëjmë”, ka thënë Gattuso. /Telegrafi/