Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka vizituar sot (e hënë) Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Mbrojtësi legjendar është pritur nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari Shasivar Haxhijaj, transmeton KP.
Me këtë rast, Cana ka uruar Krasniqin për detyrën e re si president i KOK-ut duke ia ofruar mbështetjen e tij për ta vazhduar rrugën e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.
Krasniqi nga ana tjetër e ka falënderuar Canën për vizitën të cilën e ka konsideruar të veçantë dhe me ç’rast edhe i ka dhënë një dhuratë me portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi.
Gjatë karrierës së tij, Loriku ka bartur fanellën e klubeve, si Paris Saint-Germain, Marseille, Lazio e Galatasaray, ndërsa e ka përfaqësuar Shqipërinë gjatë viteve 2003-2016.