Telegrafi

Gatlin lë pas Boltin

Nga tetë bateritë e mbajtura për garën më interesante në atletikë favoritët janë kualifikuar.

Koha më e mirë në këtë etapë të garës ishte nga amerikani Justin Gatlin, i cili 100 metra i kaloi për 10.01 sekonda.

Ai është përcjellë prej Ben Youssef Meite, Andre De Grasse e kampioni dhe rekordmeni botëror, xhamajkani Usain Bolt, i cili u rendit në vendin e katërt me 10.07 sekonda. /Telegrafi/