Site icon Telegrafi

Gati se dy milionë euro “peshojnë” investimet e huaja në janar

Në Maqedoni gjatë muajit janar kanë hyrë 1,98 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto janë të dhënat e Bankës popullore të Maqedonisë për muajin e parë të këtij viti. Sipas BPRM 18,9 milionë euro janë kapital pronësor dhe ri investim i fitimit, por në të njëjtën periudhë është derdhur një shumë prej 16,92 milionë për mbulim të firmave filiale jashtë vendit.

Të dhënat e BPRM tregojnë që vitin e kaluar në vend kanë hyrë 157 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta, ndërsa në vitin 2014 janë investuar 205 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version