Site icon Telegrafi

Gati për tu hapur tuneli më i gjatë në botë

Së shpejti trenat do të lëvizin deri në 250 km/h nëpër Alpet e Zvicrës. Tuneli i ri Gotthard është një projekt zviceran i shekullit dhe tashmë është në fazën finale. Puna ndërtimore ka përfunduar në masë të madhe.

Në tetor do të fillojnë testet zyrtare. Qershorin tjetër do të organizohet ceremonia më e madhe e hapjes dhe dorëzimit të SBB-së. Trenat do të vihen në funksion në dhjetor të vitit 2016, transmeton albinfo.

57 km në gjithë Alpet: tuneli i Gotthardit është më i gjati në botë. Së bashku me bazën e tunelit Céneri, i cili pritet të hapet më vitin 2020, koha e udhëtimit nga Cyrih në Milano do të shkurtohet rreth një orë.
/Telegrafi/

Exit mobile version