Site icon Telegrafi

Gati për “Çelësin e dhjetë muzikor”

Festivali “Çelësi muzikor” tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për edicionin e tij të ri.

Konkursi për pranimin e këngëve konkuruese ka qenë i hapur deri më 31 mars ndërsa gjatë muajit prill do të bëhet prezantimi i tyre, transmeton Telegrafi.

Finalja e këtij edicioni, i cili është i dhjeti me radhë do të mbahet me 11 maj në qytetin e Gjilanit.

Risi e këtij viti është pjesëmarrja e të gjithë fituesve ndër vite, ndër të cilët janë edhe emrat e njohur si Gold Ag, Zajmina Vasjari, Adelina Tahiri, Zanfina Ismaili, Rrezarta Shkurta etj./Telegrafi/

Exit mobile version