Site icon Telegrafi

Gati kënga për Eurovision, Eugent Bushpepa na tregon momente nga regjistrimi

Eugent Bushpepa na prezantoi këto ditë me klipin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa prej fotove ku tregohen momentet e regjistrimit të skenave.

Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.

Shpresojmë që falë potencialit të jashtëzakonshëm të zërit dhe të performancës së grupit të artistëve që do e shoqërojnë, Eugent Bushpepa të na bëjë krenar duke e ngritur muzikën shqiptare në një stad të ri.

“Eurovision” këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj. Shqipëria e cila prezantohet nga Eugent Bushpepa do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018. /noa/

 

Exit mobile version