Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion gjatë festimit të Ditës së Bastijës, 38 prej tyre ishin persona të jashtëm, ka thënë mbrëmë vonë Ministria e jashtme e Francës.
Kjo ministri ka njoftuar se ata ishin nga 19 vende.
Prej qindra personave të plagosur, Ministria e jashtme e Francës tha se ende nuk është finalizuar lista me emrat e tyre.
Prej të plagosurve 19 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore, edhe pesë ditë pas sulmit, të cilin prokurori shtetëror francez, Francois Molins, e ka përshkruar si akt terrorist, transmeton Rel.
Nica është qyteti i dytë më i vizituar në Francë pas Parisit.