Site icon Telegrafi

Gati gjen vdekjen pasi iu hap parashuta me vonesë (Video)

Chad Smith ka shpëtuar nga vdekja, pasi kërceu nga një shkëmb në Dover të Anglisë dhe parashuta iu hapë shumë vonë, duke bërë që të përplaset keq përtokë.

Megjithëse theu katër unaza dhe legenin, 27-vjeçari që mbeti përkohësisht në karrocë është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

“Në momentin e kërcimit, është dashur të hedhë një pajisje lartë, por unë e lëshova poshtë. Kjo shkaktoi vonesën e aktivizimit të mekanizmit të parashutës” ka thënë Smith. Derisa po binte me shpejtësi, miqtë e tij vetëm shikonin të tmerruar pa pasur mundësi të ndihmonin.

“Gjithçka u rregullua kur isha pak metra mbi tokë, përndryshe përplasja do ishte fatale dhe nuk do mbetesha gjallë. Mirëpo, do ta bëja sërish një kërcim të tillë” ka shpjeguar ai.

Pas aksidentit që e la me lëndime të konsiderueshme, është ndërmarrë një intervenim i gjerë shpëtimi dhe atë e dërguan me helikopter në spital.

Operimi i menjëhershëm ka qenë me sukses, duke bërë që për një kohë dhe kujdes të shtuar, gjendja tij t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

https://youtu.be/rQh8e9NmayY

Exit mobile version