Edhe pse kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, zona të shumta ne Kosove janë te minuara.
Në fshatin Dumnice e Epërme, në vijën kufitare Kosovë-Serbi, banoret thonë se ende nuk po mund të shfrytëzojnë pronat e tyre, sepse nga FSK-ja janë vendosur mbishkrimet “zonë e minuar”.
Zona te minuara nuk ka vetëm në këtë fshat. Gjatë punimeve në zgjerimin e shtratit të lumit Llap ne Lupç të Podujevës, janë gjetur katër mina të Luftës së Dyte Botërore. /RTK/