Një çantë me vlerë 6.7 milionë dollarë sapo është zbuluar në New York City.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çanta e kushtueshme është bërë nga materialet që i përkisnin një gruaje shumë të pasur.
Ajo është e zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të ndezura të vendosura në platin dhe 24 karat ari.
Çanta vezë është e mbështjellur me një fole asimetrike prej ari 24 karatë, me vlerë prej 250 mijë dollarë.
Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme janë tre diamante jashtëzakonisht të rralla, me vlerë 1.9 milion dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265.000 dollarë.
Artikulli i mrekullueshëm është krijimi i dizajnerit britanik, Debbie Wingham, 37 vjeçe, e njohur për krijimin e një serie artikujsh më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë. /Telegrafi/