Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në zgjedhjet e vitit 2024, tashmë miliona qytetarë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Raportohet se mbi 57.5 milionë amerikanë kanë votuar tashmë që nga e mërkura pasdite, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës.
Nga 57 milionë, pak më shumë se 30 milionë votuan herët personalisht ndërsa rreth 27 milionë votuan me postë, shkruan theguardian.
Gati 186.5 milionë amerikanë kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e 5 nëntorit për të zgjedhur presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara.
Kujtojmë mbi 158.4 milionë njerëz votuan në zgjedhjet e vitit 2020, kur Joe Biden fitoi kundër Donald Trumpit.
Ky i fundit do të mësojë të martën fatin e zgjedhjeve presidenciale, ku si kundërkandidate e ka demokraten, Kamala Harris. /Telegrafi/