Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika deri sot në ora 08:00 gjithsej janë regjistruar 49.837 mërgimtarë.
Regjistrimi bëhet me numrin amë, email adresë e cila verifikohet dhe me numër telefoni.
Nga Enti Shtetëror për Statistika shprehen se vetregjistrimi është sipas Metodologjisë.
Ndryshe, faza e parë e regjistrimit filloi më 1 mars me regjistrimin e punonjësve në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe familjet e tyre, regjistrimin e mërgatës, ushtarët që ndodhen jashtë, të burgosurit dhe të pastrehët.
Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill atëherë kur zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi i cili nisën më 1 prill./Telegrafi/