Site icon Telegrafi

Gati 40 mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në dhjetor

Në dhjetor të vitit të kaluar vendin e kanë vizituar 39.222 turistë prej të cilëve 53 për qind janë vizitorë vendas, ndërsa 47 të huaj të cilët kanë realizuar 78.237 bujtje me ç’rast 52,9 turistë vendas, ndërsa 47,1 për qind të huaj.

Të dhënat nga Entit Shtetëror të Statistikës, tregojnë që në vitin 2021 numri i turistëve është rritur për 50.3 për qind në krahasim me vitin paraprak. Te turistët vendas ka një rritje për 16,9 për qind, ndërsa te mysafirët e huaj është për 148,7 për qind.

Numri i bujtjeve në vitin 2021 është rritur për 36,3 për qind në krahasim me vitin 2020. Te turistët vendas ka rritje për 13,7 për qind, ndërsa te të huajt për 165,1 për qind.

 

Exit mobile version