Telegrafi

Gati 36 vjet nuk i shkurton thonjtë, bën gjithçka me ta – kur e pyesin “pse”, ka një përgjigje fantastike

Tiktokerja e cila prezantohet si “Goddess_claws” adhuron thonjtë e saj ndërsa ka 36 vjet që i mban të gjatë gjersa nuk i shkaktojnë probleme në përditshmërinë e saj.

Në një nga videot e fundit, ajo i ka shfaqur me krenari duke thënë “ja vajzat e mia”.

Gruaja me kënaqësi u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj dhe zbulon se si është të jetosh me thonj të tillë.

@goddess_claws♬ original sound – Goddess_Claws

“Gjithçka që bëj ua përshtata atyre. Mund të shkoj edhe në bowling”, tha ajo.

Videot e saja morën shumë vëmendje dhe njerëzit ndanë mendimet e tyre në komente. Shumë u interesuan pse ajo mban një gjatësi të pazakontë.

“Sepse ata janë thonjtë e mi natyralë dhe sepse burri im i do ata”, tha ajo.

E pyetur se sa kushton “mirëmbajtja”, ajo zbuloi shifra befasuese.

“Çdo tre javë shpenzoj nga 140 deri në 225 euro”, pohoi ajo. /Telegrafi/