Autoritetet shëndetësore amerikane kanë zbardhur të dhënat më të reja rreth gjendjes me pandeminë.
COVID-19 ka vrarë të paktën 462,992 njerëz sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton cnn.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 26,974,579 njerëz janë infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi baza për frymë, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Rhode Island kanë raportuar më së shumti raste ndërsa New Jersey dhe New York po udhëheqin vendin në vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara. /Telegrafi/