Site icon Telegrafi

Gati 200 njerëz angazhohen për të thyer një rekord botëror në pishinin e mbushur me akull

Një qytet polak njoftoi se ka thyer një rekord botëror kur pothuajse 200 persona ndërrojnë radhën duke u zhytur në një pishinë të vogël të mbushur me ujë dhe akull.

Qyteti Międzyzdroje nuk publikoi një numër të saktë të pjesëmarrësve, por zyrtarët thanë se janë të sigurt që pothuajse 200 pjesëmarrës nga e gjithë Polonia janë të mjaftueshëm për të fituar titullin e Rekordit Botëror Guinness për stafetën më të madhe të notimit në akull.

Pjesëmarrësit qëndruan secili për disa minuta në pishinën me ujë të akullt para se të ndërronin vendin me notarin e radhës.

Ndër organizatorët e përpjekjes ishte edhe Katarzyna Jakubowska, e cila mban rekordin për kontaktin më të gjatë të plotë të trupit me akull nga një grua: 3 orë, 6 minuta dhe 45 sekonda.

Pjesëmarrësit përfshinin edhe Michał Jurkowski, i cili po stërvitet për të garuar për versionin mashkullor të rekordit të kontaktit më të gjatë të trupit me akull vitin e ardhshëm.

Koha që ai duhet të mposhtë është 4 orë dhe 2 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version