Telegrafi

Gates: Të përgatitemi për fazën pas 10 dhjetorit

"Kërkoj nga të gjitha shtetet, që t’i mbajnë forcat e tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit”, u ka thënë Gates ministrave të mbrojtjes të shteteve të Evropës Juglindore në Kiev.

"Po i japim rast treshes, mirëpo jemi realist. Shtetet duhet të përgatiten për atë çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit – ndërsa NATO-ja duhet t’i përmbyll planet për misionet që i ka propozuar Martti Ahtisaari”, ka thënë Gates.

Sipas planit të Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, Bashkimi Evropian do të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë.