Telegrafi

Gates: “nuk kthehem në Microsoft”

Por, kësaj radhe thashethemet ishin larg nga e vërteta. Në të vërtetë, Gates në intervistën dhënë për Sidney Morning Herald tha se është i përkushtuar ndaj punës në Bill & Melinda Gates Foundation, dhe se “ajo është gjëja që do ta punoj deri në fund të jetës”. Për sa i përket Microsoftit, përmes këshillimit ai pjesërisht do të mbetet i lidhur me kompaninë dhe kjo nuk do të ndryshoj. Mirëpo, puna që po e bën kërkon shumë energji nga ai, ndërsa që mendon se ka një ndikim të madh në botë.

Gjithashtu, në intervistë nga Gatesi kërkuan edhe që të flas rreth kritikave të Jobsit të cilat përmes biografisë së tij dolën në publik. Në mes tjerash, Steve Jobs ka thënë se Bill Gates është një njeri pa ide, se asnjëherë nuk ka zbuluar ndonjë gjë, dhe se pa pikë fytyre ka vjedhur nga Apple, dhe se mendon që për shkak të kësaj ai më mirë e ka gjetur veten në filantropi se në teknologji. Gates u përgjigj se Jobs përgjithmonë ishte i ashpër ndaj Microsoftit për shkak se produktet e tyre shiteshin shumë më mirë se ata nga Apple.

“Por kjo është në rregull, Jobs ishte një njeri i mrekullueshëm”, tha Gates. /Telegrafi/