Telegrafi

Gates: Kriza e fundit financiare nuk do të arrijë më nivelin e recesionit apo depresionit

"Duket se ekonomia mund të ngadalësohet pak, por nuk do të pësojë asgjë që do të arrinte në nivelin e recesionit apo depresionit",tha ai duke shtuar se megjithatë, kriza financiare urdhëron "disa korrgjiime".

Sipas Gates, të cilin revista amerikane "Forbes", muajin e kaluar e klasifikoi amerikanin më të pasur, me pasuri personale prej 57 miliardë dollarësh, e ardhmja e ekonomisë amerikane dhe botërore është në insistimin dhe frymën krijuese të biznesmenëve dhe shkencëtarëve nëpër botë.

"Sasia e inovacioneve dhe sasia e investimeve tani janë më të rëndësishme nga kurdoqoftë më parë".