Telegrafi

Gates kërcënon më tërheqjen e ushtrisë nga Kosova

"Sekretari e ka shqyrtuar idenë e lëvizjes së forcave tona nga Kosova në Afganistan, por në fund të javës vendosi ta zgjatë mandatin e KFOR-it deri në verën e ardhshme", e transmeton Reuters sekretarin për shtyp në Pentagon, Geoff Morrell.

"Sekretari është i zhgënjyer me paaftësinë e NATO-s që t’u dalë zot përkushtimeve. Nëse kjo nuk ndryshon deri atëherë, ai është i gatshëm të shkojë te sekretarja e Shtetit dhe te presidenti për të diskutuar tërheqjen e trupave tona nga Kosova", tha Morrell. /REL/