Telegrafi

Gates: Irani paraqet kërcënim për SHBA

Në Konferencë rajonale të sigurisë në Bahrein, Gates tha se Irani vazhdon ta pasurojë uraniumin dhe ende ka kapacitete për rifillimin e programit të armatimit bërthamor.

”Siç kam theksuar në disa raste, SHBA-të janë të përqendruara që sfidës nukleare të Iranit t’i përgjigjen krejtësisht me presion politik dhe ekonomik”, tha Gates.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë se programi bërthamor i Izraelit paraqet kërcënim për rajonin, për të shtuar se Izraeli nuk ka për qëllim sikurse Irani, shkatërrimin e fqinjëve në rajon apo përkrahjen e terrorizmit.