Telegrafi

Gates i përmbahet planeve për tërheqje

Duke folur në konferencën për shtyp të fundvitit, Gates tha se përmirësimi i situatës së sigurisë do të thoshte që pesë nga njëzet brigadat luftuese amerikane mund të ktheheshin në shtëpi deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Ai shtoi se përmirësimi i rendit do të mundësonte gjeneralin ushtarak amerikan David Petraeus, që të vazhdonte zvogëlimin e angazhimeve ushtarake të Amerikës.

"Ajo që shpresoj është që situata në terren të vazhdojë të përmirësohet në mënyrë që kur gjeneral Petraeus dhe shefat e Komandës Qendrore të bëjnë analizën e tyre në mars, të mund të vazhdojnë tërheqjen me të njëjtën shpejtësi, sikur edhe në pjesën e parë të vitit," tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ai shtoi se kjo do të varet tërësisht nga kushtet në terren.

Në konferencën për shtyp, Gates paralajmëroi se kishte një rrezik real që fondet për operacionet në Irak dhe Afganistan të mbaroheshin, në rast se në vitin e ri nuk do të miratoheshin fonde shtesë. /bbc/