Klinika e Gastroenterologjisë përveç mungesës së aparaturave bazë, ata nuk kanë as shiringa.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike për Arbresh.info.
Zaim Gashi ankohet se nuk mund t’iu sigurojnë pacientëve asnjë shiringë dhe buxhetin e kanë zero.
Thotë se i kanë bërë 15 kërkesa për aparaturën, por që nuk kanë marrë përgjigje.
Gashi e pranon se tash e dy vjet gastroskopia nuk është duke funksionuar.
“Fondi jonë është zero, ne në disa raste kemi edhe mungesë të shiringave, mungesë të gjilpërave të cilat krejt, munden të kushtojnë nga 10 cent , 50 cent e 1 euro, por si klinikë nuk kemi dhe nuk jemi në gjendje t’iu sigurojmë pacientëve. Ne i kemi bërë diku rreth 15 kërkesa deri tash. Në këtë periudhën e fundit për arsye, sikur që jeni njoftuar edhe nga qytetarët, që gastroskopia nuk është duke punuar qe dy vite dhe nuk kemi gastroskop funksional”, ka thënë ai.