Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.
Krasniqi ka bërë me dije se gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.
“Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Nëse gastronomët nuk përfshihen në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe nuk hiqen kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Qeveria e Kosovës për ta, atëherë do të ndërmarrin masa duke protestuar.
Kështu tha për Telegrafin kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi duke shtuar se humbjet e këtij sektori vazhdojnë të rriten.
Kujtojmë se në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.
Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/